Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është shprehur kundër masës më të re të lajmëruar nga Edi Rama për ndalimin e lëvzijes së qarkullimit edhe në këmbë të qytetarëve pas orës 18:00.

Sipas Vasilit kjo është një masë pa bazë shkencore pasi të 24 orët e ditës janë të rëndësishme teksa thekson se është një vendim që demonstron frikën e atyre që e kanë marrë.

Po ashtu si ish- ministër shëndetësie ai i ka këshilluar qytetarët mos lexojnë në internet materiale joshkencore që flasin për skenarë të errët të koronavirusit pasi ai shprehet i bindur se edhe Europa do të dalë me sukses nga kjo luftë si Kina dhe Koreja e Jugut.

 

”Sot na është imponuar një shtetrrethim pandemik që fillon në orën 6 apo 18:00. Sigurisht që është një masë pa asnjë bazë shkencorre dhe pa një mirëkuptim të veçantë veçse një masë fiktive. Kujdes po, duhet të jetë gjatë ditës, pa dallim, 24 orët janë të rëndësishme sa i përket kufizimit të lëvizjeve me pandeminë që na ka ç’rregulluar jetët tona dhe na ka krijuar një stres.

Masa të tilla që kanë më shumë demonstrim të frikërave të atyre që i marrin.

Dua të ndaj një këshillë mos konsumoni, ju qytetarët materiale pa fund në internet që po shkruhen duke krijuar skenarë të zumrë apo të tmerrshëm. Pandemia është dominuar në Kinë, në Kore. I njëjti koronavirus që është dyndur dhe në Europë, edhe në Shqipëri. Dhe kjo pandemi është lexuar dhe studiuar dhe sigurisht edhe Europa nuk do të ecë ndryshe.

Masat e marra, respektimi I tyre në mënyrë të vullnetshme kjo është zgjidhja. Sa më pak materiale që nuk shkojnë pro shkencës nuk do të na ndihmonin.

Të shpëtojmë dhe nga kjo pandemi që sigurisht është një lajm I zymtë për botën, por sigurisht nuk mund a mundë qytetërimin dhe të gjithë botën.”- tha Vasili.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb