Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ndalimin e tubimit të paralajmëruar nga PD, teksa tha se liderët europianë do jenë më të siguritë krah protestuesve se sa në krahët e kryeministrit Rama, të cilin e cilësoi si ‘Ramoviçi’.

Ai shkroi më tej se degradimi i Policisë së Shtetit është një nga dramat më të mëdha të shoqërisë tonë, ndërsa tha se sipas tij militantë dhe patronazhistë të emëruar në Polici po bëjnë pis uniformën e nderuar të Policisë së Shtetit.

Deklarata e plotë:

Europianët më të sigurtë mes protestuesve se sa në krah të Ramoviçit.

Degradimi i Policisë së Shtetit është një nga dramat më të mëdha të shoqërisë tonë.

Militantë dhe patronazhistë të emëruar në Polici po bëjnë pis uniformën e nderuar të Policisë së Shtetit.

Policia e pushtetit sot është mbushur me individë që nuk kanë lidhje me Policinë, nga trafikantë, antarë bandash e deri tek hajdutët e fundit tek Liqeni Artificial, të cilët u raportuan në media se grabisnin të rinjtë në këtë zonë.

Të sigurtë të jemi të gjithë se këta banditë me uniformë nuk mund të garantojnë sigurinë e lidereve të BE që vijnë në Tiranë.

Por duhet të jemi të qartë gjithashtu se këta janë të emëruarit e partisë dhe nuk përfaqësojnë çdo efektiv të Policisë.

Në Policinë e Shtetit ka shumë efektivë të ndershëm që ndihen të turpëruar nga këta pseudo policë të Edi Ramës.

Kriminalizimi i policisë është një nga krimet më të mëdha që i është bërë shtetit shqiptar, duke shkatërruar rendin dhe sigurinë publike.

Ndaj me 6 Dhjetor ne do të protestojmë për të mbrojtur Policinë e Shteti, rendin dhe sigurinë publike e padiskutim dhe sigurinë e aleatëve tanë europianë që do të jenë në Tiranë.
Por një gjë është e sigurtë se partnerët tanë Europianë janë më të sigurtë në protestën me pro europiane se sa në krah me Edvinoviçin.

Me Edi Ramën Shqipëria dhe Policia është në rrezik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: