TIRANË

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë mbajtur sonte një homazh për viktimat e Covid-19.

Ata mbajtën homazhe përpara Kryeministrisë, si ndërtesë simbol e qeverisë së vendit.

Të rinjtë kanë ndezur qirinj dhe kanë pasur me vete pankarta ku shkruhej “Homazhe në nder të viktimave të Covid-19”.

  • foto galeri

Në një tjetër pankartë të të rinjve shkruhej “Sikur të mos mjaftonte sëmundja vrastare, vuajmë nga neglizhenca qeveritare”. Kurse, në një tjetër pankartë shkruhej: “Ndalo vjedhjen, ndihmo shqiptarët”.

Partia Demokratike ka akuzuar në komunikatat për mediat qeverinë se ka keq-menaxhuar pandeminë e koronavirusit dhe për rrjedhojë ka sjellë vdekje të shumë personave nga Covid-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ministria e Shëndetësisë ka infromuar sot se janë shtuar rastet e personave të infektuar me Covid-19 dhe ndaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes, duke respektuar të gjitha masat ndaj koronavirusit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb