GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 5 klandestinë nga Afganistani dhe ka vënë në pranga një 53-vjeçar, i cili akuzohet për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar në flagrancë Usni Xhaferi, 53 vjeç, banues në Cërrik pasi në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, pranë fshatit Dervician, u kap duke dhënë ndihmë 5 shtetasve, pjesëtar të një familjeje nga Afganistani të cilët kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb