Champions League pritet të japë sot të tjera bileta për në fazën tjetër të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Por në të njëjtën kohë, xhiro e katërt e ndeshjeve në grupe mund të jetë vendimtare për fatin e disa skuadrave në këtë kompeticion. Mbi të gjithë Inter që duhet të fitojë me çdo kusht sfidën dirkte kundër Real Madrid.

Conteinterralmadridchamps111
Conteinterralmadridchamps111

Zikaltërit e Antonio Conte janë të fundit e Grupit B me vetëm dy pikë. Kjo situatë delikate bën që çdo rezultat tjetër përveç suksesit nuk vlen për interistët. Pak më i mirë është pozicioni në grup për Real Madrid. Të besuarit e Zinedine Zidane kanë katër pikë, ndërsa duke parë emergjencën e dëmtimeve, një barazim nuk do të ishte për t’u hedhur poshtë nga madrilenët.

1287396669.0
1287396669.0

Krejt i ndryshëm është diskutimi për favoritët e në tre grupet e tjerë. Bayern Munich, Manchester City dhe Liverpool janë vetëm një fitore larg sigurimit matematikisht të kualfikimit për në raundin tjetër të Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb