LUSHNJË- Fakte të tjera tronditëse zbulohen për rastin e pedofilisë të bërë publik sot nga policia në Lushnjë. Mësohet se një 12-vjeçare është abuzuar për 3 muaj me radhë nga 66-vjeçari Selman Çarçiu, i cili është ndaluar sot në fshatin Kryekuq pas urdhrit të prokurorisë me akuzën për marrëdhënie seksuale më të mitur. Nga të dhënat zyrtare mësohet se Çarçiu ka kryer marrëdhënie seksuale në një periudhë prej 3 muajsh me të miturën.

Ndërkohë News24 ka udhëtuar drejt fshatit Kryekuq ku ka marrë dëshmitë e banorëve për këtë ngjarje të rëndë. Banorët kanë rrëfyer se 66-vjeçari Selman Çarçiu nuk njihej si njëri problematik dhe se janë të shokuar nga ky rast.

Rreth një muaj e gjysmë më parë një mësues në fshatin Zharnec të Divjakës u vu në pranga nga policia e Lushnjës pasi në mënyrë sistematike kishte kryer marrëdhënie me një nxënësen e tij në ambientet e shkollës 9-vjeçare po në fshatin Kryekuq.

BANORËT: ABUZIMI KA NDODHUR NË DYQANIN E TIJ, NUK E NJIHNIM SI PROBLEMATIK

Jo pak të shokuar janë banorët e fshatit Kryekuq në Lushnjë, shumë pranë fshatit Zharnec ku në fillim të qershorit u zbulua një tjetër skandal pedofilie. Banorët nuk e fshehin dot tronditjen, megjithëse deklarojnë se 66 vjeçari njihej si njeri jo problematik. “Ai ka dy vajza të martuara. Nuk njihet si njeri problematik”, thotë një banor. Po në fshat mësojmë se denoncimin në polici e ka bërë nëna e 12-vjeçares, që ka qenë viktimë e këtij abuzimi.

“Duhet një psikolog në shkollë të flasë me fëmijët, është rast i përsëritur”, thotë një tjetër, duke treguar se abuzimi i të moshuarit me të miturën ka ndodhur në dyqanin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb