KOLUMBI- Një anije me flamur kinez është ndaluar nga autoritetet e Kolumbisë në Karaibe, pranë portit të Kartagjenës.

Sipas autoriteteve anija kishte si destinacion Kubën, ndërsa në bordin e saj janë gjetur eksplozivë dhe armë të cilat transportoheshin në mënyrë të paligjshme.

Në bordin e anijes me flamur kinez janë gjetur rreth 100 ton barut, 3 milionë detonatorë, rreth 3 mijë predha topi dhe armë të tjera.

Në dokumentacionin e anijes thuhej se transportonte produkte të drithërave, por pas kontrollit autoritetet kanë gjetur municione.

‘’Dokumentacioni që disponon kapiteni i anijes, nuk korrespondon me mallin që kemi gjetur në bordin e anijes’’- tha një zyrtar i Kolumbisë.

Anija është konfiskuar, ndërsa kapiteni kinez Wu Hong është arrestuar nën akuzën për trafikim të armëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: