Nga sot qyteti i Milanos ndalon pirjen e duhanit në mjedise të hapura në disa zona të qytetit.

Ndalimet fillojnë nga stacionet e transportit publik, në parqe, stadiume dhe ambiente sportive, varreza dhe zona për kafshët.

Bashkia e Milanos ka ndërmarrë këto masa të reja për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Nga 1 janari 2025, ndalimi i pirjes së duhanit do të shtrihet në të gjitha mjediset e jashtme publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb