Shtëpia filmike “Sony Pictures” thotë se e ka anuluar transmetimin e filmit “The Interview”, për shkak se rrjete të mëdha të kinemave kanë vendosur që të mos e shfaqin për shkak të disa kërcënimeve.

 

Filmi i cili paraqet një komplot të imagjinuar të vrasjes së liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, e ka zemëruar Penjanin.

 

Njoftimi nga “Sony Pictures” është bërë të mërkurën pasi hakerët e kanë sulmuar faqen e internetit të kësaj kompanie dhe i kanë publikuar të dhënat e marra nga kjo kompani.

 

Në lidhje me sulmin e hakerëve në faqen e kësaj kompanie, zyrtarët amerikanë kanë filluar intensivisht hetimet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: