Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka përfunduar në duart e drejtësisë shqiptare, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Lajmi për ndalimin e modeles nga policia bëri bujë në media, ndërsa “BalkanWeb” ka siguruar njoftimin e policisë, ku konfirmohet dhe sqarohet ngjarja.

Policia thekson se i ka kaluar Prokurorisë materialet për modelen Marashi, pasi më 8 shkurt të këtij viti iu gjet dhe bllokua një sasi lënde kanabis sativa.

“Me dt.08.02.2020,u referuan materialet ne Prokurorine e Shk.Pare Tirane, per shtetasen Arjola Tonin Mirashi,dtl.18.03.1995, sepse ne oren 19.20, ne rrugën “Dritan Hoxha” ju gjet dhe u bllokua me cilesine e proves materiale 1,9gr.lende narkotike e llojit Canabis Sativa.Neni 283/1”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, pas lajmit ka reaguar edhe mamaja e saj. Në prononcimin dhënë “Gazeta Shqiptare“, nëna e modeles, Xhoi Jakaj, e indinjuar me lajmet që qarkullojnë online shprehet se gjthçka është trillim nga dashakeqësit dhe se Oriola nuk ka sesi të jetë ndaluar nga policia mbrëmë, pasi gjendej në Vjenë, ku dhe vijon të jetë.

“Është një trillim i shëmtuar. Nuk ka asgjë të vërtet. Oriola nuk është ndaluar as mbrëmë as kurrë nga policia. Ajo prej disa ditësh gjendet në Vjenë ku është e angazhuar me projekte të reja në fushën e modelingut. Gjithçka është një shpifje për ta dëmtuar. Këto lajme kemi vendosur ti ndjekim penalisht. Do të ketë një padi për cilindo që ka publikuar këtë lajm krejtësisht të pavërtet”, ka thënë Jakaj për Gazeta Shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb