TIRANË- Marinari i anijes “Çelepia 2” hedh dritë mbi ngjarjen që mbetet ende mister dhe fatin e kapitenit Dhimitër Malja, për të cilin nuk ka ende asnjë informacion që prej pengmarrjes së anijes më 21 qershor nga marinari egjiptian Adel Mohamed Salam.

“Salam rrëmbeu anijen, nuk e di ku është kapiten Malja. Adel Salam më ka vënë në gjumë për 2-3 ditë, kur u përmenda nuk e kam parë kapitenin në anije”,- thotë ai, ndërsa shton se: “Afër portit të Aleksandris’ anija pësoi defekt dhe Adel Salam donte ta shiste”.

Luan Mema u ndalua sot nga policia kufitare e Rinasit në aeroportin “Nënë Tereza” teksa kthehej nga Egjipti e më pas është dërguar në policinë e Durrësit. Marinari shqiptar që deri më sot ishte ndaluar nga autoritetet egjiptiane ka deklaruar në Rinas se është kthyer vetë në Shqipëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: