BRITANI E MADHE – Wayne Rooney futet në telashe. Ish-kapiteni i Anglisë është ndaluar mbrëmjen e së enjtes nga policia angleze për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndalimi i 31-vjeçarit u bë në zonën Cheshire, aty ku jeton lojtari i Evertonit.

1504257705rooney

Wayne Rooney njoftoi javën e kaluar tërheqjen nga kombëtarja pas 53 golave të shënuar në 119 ndeshje. Futbollisti është i martuar me Coleen Rooney, me të cilët ka edhe tre fëmijë.

43C7779300000578-4843376-image-a-81_1504260196322

Gjatë merkatos së kësaj vere, Rooney u kthye te Evertoni pas një aventure të gjatë me Manchester United.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb