Drejtori Ekzekutiv i ”Tesla”-s, Elon Musk pritet të shkurtojë rreth 10% të vendeve të punës në kompaninë e prodhimit të makinave elektrike, sipas një njoftimi të tij.

Mesazhi, i dërguar dhe i titulluar “Ndaloni të gjitha punësimet në mbarë botën”, erdhi dy ditë pasi miliarderi Musk i tha stafit të kthehej në vendin e punës ose të largohej, pas paralajmërimeve në rritje nga drejtuesit e biznesit lidhur me rreziqet e recesionit.

“Pothuajse 100 000 persona u punësuan te ‘Tesla’ dhe filialet e saj në fund të vitit 2021″, sipas një vlerësimi të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Këmbimeve (SEC).

Aksionet e ”Tesla”-s ranë gati 3% të premten në SHBA, ndërsa sipas Bursës së Frankfurtit aksionet e kompanisë ranë në 3,6%.

Musk ka paralajmëruar javët e fundit për rreziqet e recesionit, por e-maili i tij që urdhëronte ngrirjen e punësimeve dhe shkurtimin e stafit ishte mesazhi më i drejtpërdrejtë dhe i profilit të lartë të këtij lloji nga kreu i prodhuesit të automjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: