Pasi gratë afganë u ndaluan të studiojnë dhe të punojnë në organizatat joqeveritare, kreu i OKB-së për cësjtjet e të Drejtave të Njeriut ka takuar liderin e talebanëve ditën e sotme për t’i bindur që të tërhiqen pas.

Ramiz Alakbarov takoi ministrin e ekonomisë së Talibanëve, Din Mohammad Hanif, në Kabul, duke i thënë atij se miliona afganë kanë nevojë për “ndihmë humanitare dhe heqja e barrierave është jetike”.

Nida Mohammad Nadim, ministri i arsimit të lartë taleban, iu përgjigj kritikave ndërkombëtare, duke thënë se qeveria e tij nuk do të ndryshojë politikën për aksesin e vajzave në arsim “edhe nëse ato hedhin një bombë atomike” duke shtuar “ne jemi gati për sanksione nga komunitetit ndërkombëtar”.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit përmes një komunikate njoftoi se qasja në punë është parim i të drejtave të njeriut që pranohet nga të gjitha vendet e botës.

Deri më tani shtatë organizata joqeveritare kanë pezulluar punët e tyre në Afganistan, duke e çuar ekonominë e vendit në prag të kolapsit. Agjencitë e ndihmës shpresojnë se duke vepruar në së bashku dhe me solidaritet, ata mund të bindin talebanët se kanë kaluar një vijë të kuqe që e bën të pamundur funksionimin e OJQ-ve.

Rreth një e treta e stafit të OJQ-ve janë gra dhe shihen si jetike në ofrimin e shërbimeve. Ndalimi vlen për organizata, por nuk vlen ende për stafin e agjencive të OKB-së si Programi Botëror i Ushqimit dhe Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: