Policia e Dibrës ka proceduar penalisht pesë simpatizantë të Partisë Demokratike, pasi kanë ndaluar për kontroll punonjësen e postës në Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Sipas uniformave blu, nga verifikimet e kryera nga dhe nga kontrolli i ushtruar i grupit hetimor në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Policia ka nisur procedimin ndaj simpatizantëve Luan Haka, Arben Strazimiri, Gjergj Muça, Behar Dema dhe Aranit Osmani.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:
A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër, (simpatizanë të një subjejti politik)
Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.
Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb