I ashpër ka qenë në fjalimin e tij kryeministri Edi Rama teksa i ka kthyer përgjigje deputetes së opozitës Rudina Hajdari, ndërsa nuk ka nguruar që t’i japë asaj dhe një këshillë. Nga foltorja e Kuvendit kreu i Ekzekutivit tha se deputetja duhet të ketë parasysh rrugën e ndërtimit të mendimit. Duke i kërkuar Hadjarit se me cilët ka bërë pazare, Rama e ashpërsoi gjuhën, ndërsa shtoi; “si nuk të vjen zor, se dhe zonjë dhe nënë”.

“Sot Shqipëria ka hyrë në një epokë tjetër në marrëdhëniet e qytetarit me administratën, përmes një revolucioni dixhital. Deri në 2020-qn do të bëjë të mundur që 95 % e shërbimeve që jepen në sportele s’do ta kenë më të nevojshëm qytetarin fizikisht. Qytetari, atë që deri dje e bënte duke ndenjur nëpër radha, ta bëjë nga smartpohni. Ju pretendoni se jeni e reja duke i shembur të vjetrën. Me ça do e shembni?! Duke i fryrë të njëjtës baltë që bënin si ata që udhëhiqnin dje. Ju ftoj zonja Hajdari që ta përdorni vet sot. Se sa thjesht mund të aplikoni. Madje mund ta bëjë dhe lartmadhnia, që flet deri andej dhe për mustaqet që ka s’ja lejon…”, pohoi kryeministri.

Ndërhyn nga vendi Kujtim Gjuzi: O Ismail Qemali…

Rama: Më lër të flas…

Ndërhyn nga salla Kujtim Gjuzi..

Rama: Më lerë të flas
“Mbi të cilat të dhëna dhe nga cilat institucione? Apo nga institucioni që buron nga mllefi, paaftësia dhe injoranca. Kështu nuk keni asnjë mundësi që të shfrytëzoni askënd. Nëse i referohemi shifrave, për çfarë e keni fjalën ju kur thoni se; “në spitalet e Shqipërisë nuk ka krevate, mjekë, apo ilaçe”. Por nëse do të shkoni të shihni dhe të krahasoni spitalet, si QSUT, do të shihni se ka ndryshim të madh. Për çfarë e keni fjalën ju zonja Hajdari kur flisni për sterlizimimin, për kontrata korruptive? E dini ju që një pjesë operacioneve përfundonin me infeksione past-operatore. Juve nuk ka shanse që t’u futet gjë në kokë, se e keni mendjen të mbushur me broçkulla. Si s’të vjen zor, që je dhe një grua dhe një nënë…dhe thua; ndan pazaret. Vjen këtu dhe ndan broçkulla. Unë ta fal se ti nuk e kupton. Ti i shkon pas fjalës se të del para se ta mendosh. E kam sfiduar udhëheqësin tënde Lulëzimin, apo dhe atë shpirtëror, Saliun. Jam dhe në gjyq më të dhe ato do t’i fitoj. Unë e di që shumëkush nga ata që dëgjojnë janë tifozë dhe si çdo tifoz besojnë fanelën e tyre. Ti më merr të keqen mua për pazare dhe ndarje pazaresh. Çështje kjo; unë jam i pangopur për të takuar kancelaren e Gjermanisë? Cila pjesë e hemisferës brenda magazinës që keni mbi shpatullat tuaja jua provoj këtë mendim?? Ca është kjo. Ca lidhje ka kjo me egoizmin. Ku hyn egoizmi këtu? Ju nuk keni asnjë shans që të përparoni, si familje opozitare. Se keni kuptuar dhe as nuk do ta kuptoni prapë se pse vetëm humbni. Se keni kuptuar. Gjithmonë e kërkoni gjetkë. Pse një person duhet të lërë punët e veta dhe të shkojë dhe të votojë Zonjën Hajdari, Lulin, Ilirin apo Monikën?! Ma thoni pse? Me kë? Me njerëz që e kanë fjalorin 150 fjalë dhe tek fjala e 151 thonë broçkulla. Kështu që ndjesë për këtë marrje kohe të pjesës që ka ardhur këtu. Po të jap një këshillë; rrugën e ndërtimit të mendimit dhe jo marrjen peng të foltores këtu për sallatë fjalësh. Dhe jo sa herë që vjen këtu nga qeresteja tek kancelaria, nga betoni, tek krevati në spital. Të lutem, pak respekt për këtë foltore, dhe pak respekt për ata që më parë kanë përfaqësuar popullin. Broçkulla pa fund. Na vë në pozitë se s’dimë ca të themi. E kam dhe mirë që të mos flas.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: