TIRANË

Akademiku Artan Fuga ka folur për rolin e Gardës më 8 janar, gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Fuga shkruan se Garda në zbatim të detyrave të saj kishte detyrimin ta mbante larg objektin e ruajtjes së vet, ta siguronte duke e ndaluar të shkonte në një vend ku ishte paralajmëruar dhunë, por jo të bëhej pjesë e skenareve me dhunë në Partinë demokratike.

“Ndani atë që filozofët e dinin që në kohërat e Mesjetës, trupin e mbretit nga Mbretëria”, deklaron Fuga.

POSTIMI I PLOTË
Trupi i mbretit dhe Mbretëria
Çfarë lidhje ka garda të ruajë ndërtesën e SHQUP-it vetëm Zoti e di!
Garda ndofta ruan trupin e kryetarit të opozitës, por vetëm injorantët në shkencat e së drejtës nuk bëjnë dallimin midis trupit të kryetarit dhe mureve të ndërtesës!
Garda në zbatim të detyrave të saj kishte detyrimin ta mbante larg objektin e ruajtjes së vet, ta siguronte duke e ndaluar të shkonte në një vend ku ishte paralajmëruar dhunë. Por, jo të bëhej pjesë e skenareve me dhunë në Partinë demokratike!

Ngatërrimi i këtyre të dyjave duke se i ka vendosur në vështirësi punonjësit e Gardës që të jenë përballë manifestuesve çka nuk është detyra e tyre, dhe mbi të gjitha të jenë përkrah individëve të dhunshëm që ushtruan dhunë të paligjshme.

Për këdo që e ka të vështirë kuptimin. Ta zëmë kryetari shkon në pijetore dhe dehet, atje zihet me të dehur të tjerë. Garda nuk ka për mision të hyjë në sherr me pijanecët, por e tërheq kryetarin nga birraria ose e ndalon të dehet atje.
Ose kryetari shkon në stadium dhe bën sherr me tifozë të tjerë duke u futur në një përleshje me gjuajtje kanoçesh birre. Garda nuk ka për detyrë të marrë pjesë në sherr, por e heq kryetarin që andej dhe e ndalon ose e këshillon mos bëjë të tilla sherre.
Ndani pra atë që filozofët e dinin që në kohërat e Mesjetës, trupin e mbretit nga Mbretëria!
(Shembujt janë krejt të shpikur)

Fuga Fb
Fuga Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb