Derbi i kryeqytetit në stadiumin e ri kombëtar ishte një lajm i madh për të gjithë tifozët por jo gjithçka po shkon siç duhet teksa menjëherë kanë dalë në pah edhe ankesat e para, përveç çmimit të biletave. Ndarja e sektorëve, mbi të gjitha e tifozëve ultras nuk është pritur mirë, madje ka sjellë menjëherë pakënaqësi. Tifozët ultras të Tiranës do të qëndrojnë në tribunën që është emërtuar me emrin e legjendës së Dinamos, Vasillaq Zëri ndërsa tifozët e Partizanit do të qëndrojnë në tribunën që mban emrin e legjendës së Tiranës, Fatmir Frashri. Klubi i Tiranës por dhe Policia e Shtetit kërkojnë një ndryshim në këtë pikë, nëse kjo nuk ndodh sipas klubit bardheblu, Policia e Shtetit nuk merr përsipër organizimin e këtij takimi:

Tirana
Tirana

KF Tirana ka kerkuar zyrtarisht qe ndarja te behet ndryshe, duke kerkuar tribunen “Fatmir Frasheri” per tifozet bardheblu, tribune e cila perkon me krahun nga qyteti. Per shkaqe sigurie te njejten kerkese ka bere dhe Policia e Tiranes qe pas refuzimit te Partizanit, nuk merr persiper mbarevajtjen e ndeshjes.

Me poshte gjeni skemen e stadiumit dhe cmimet perkatese per sektoret. Biletat i gjeni tek biletaria prane stadiumit “Selman Stermasi” prej dites se sotme.

TRIBUNAT BARDHEBLU:
TRIBUNAT S/V – 500 L
TRIBUNA Ë 106/107 – 3.000 L
TRIBUNAT Ë 105 – 4.000 L

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb