Ndarja nga Pique i ka ndryshuar komplet kah jetës së Shakirës, e cila tashmë ka gjetur forcën për t’u rikthyer ditëve të saj të zakonshme. Së fundmi, ajo bashkë me producentin Bizarrap ishte e ftuar speciale në serinë e fundit të spektaklit Late Shoë të Jimmy Fallon ku thanë diçka për arritjet e këngës së tyre, “Music Sessions Vol. 53”.

“Kjo këngë u bë një hit dhe frymëzim për shumë femra. Pata një vit të vështirë pas ndarjes dhe u detyrova t’i bëja ballë një mali me m… Kjo këngë ishte shumë e rëndësishme dhe më ndihmoi të kontribuoj për një botë më të mirë. Është një këngë që lidhet ngushtësisht me mua por u referohet edhe shzumë femrave të tjera që kishin nevojë të shfrynin, njëlloj si unë” – tha ajo.

Ndarja mes Shakirës dhe ish-lojtarit të njohur, Gerard Pique erdhi pas një periudhe të vështirë në çift, ku të dyja palët akuzonin njëra-tjetrën për tradhti. Pique është baba i dy djemve të cilët i ka me këngëtaren e njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: