“Ndarja me Shkëlzenin nuk mban emrin Armina”. Kështu konfirmon Sadije Berish e cila shprehet se, ‘kriza nisi që me ardhjen e Shkëlzenit në Shqipëri’.
Ata tani kanë nisur një jetë të re dhe ndjenja e historia që i lidhte dikur, tashmë i takon vetëm të shkuarës. Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, prej vitesh jeton i lumtur krah bukuroshes së ekranit dhe të modës Armina Mevlani. Nga ana tjetër, ish-gruaja e tij Sadije Berisha,nënë e dy fëmijëve të tij, ka gjetur po ashtu qetësinë e dashurinë pranë një suedezi. Ndoshta u desh që të vinte ky çast ku jeta nuk të dhëmb më, për të folur e të treguar ç’ka ka ndodhur. Qysh prej ndarjes nga Shkëlzeni, Sadija rikthehet në Tiranë për të ndihmuar në organizmin e dasmës së mikeshës së saj të ngushtë Elia Zaharia me princ Lekën.

Në një intervistë tek revsta “Living “ Sadija ka folur për arsyet e ndarjes me djalin e ish-Kryeministrit Berisha ,që mesa duket nuk mbajnë emrin Armina. Shkëlzeni e njohu Sadijen në një moshë të re, vetëm 24 vjeç,ndërkohë që në çift kishte një diferencë prej 11 vitesh në moshë. Atëherë Sadija ishte 35 vjeçe,nënë e dy fëmijëve nga martesa e saj e parë. Vetëm pak muaj më vonë kjo lidhje solli një martesë të shpejtë dhe të kundërshtuar nga familja e Shkëlzenit, për shkak të kohës së shkurtër që u morr vendimi dhe diferencës në moshë. Gjatë atij viti të shpejtë erdhi në jetë vajza e parë dhe më pas djali 1 vit më vonë. Në 2007-tën Shkëlzeni rikithehet në Shqipëri, nga ku siç konfirmon edhe Sadija, filloi përçarja e çiftit. 6 vite më vonë pasi kjo krizë kishte filluar, Shkëlzeni njohu edhe dashurinë e tij Arminën, me të cilën është në një lidhje intensive prej 3 vitesh. Sadija shtron një sërë arsyesh përse martesa e tyre përfundoi në divorc:
“Arsyet pse një martese i vjen fundi mund të jenë shumë dhe nga më të ndryshmet. Për t’i kuptuar mendoj se është e nevojshme të kthehesh pas në kohë dhe të kërkosh arsyet përse u martove me dikë. Unë njoh arsyet e mia përse u dashurova me Shkëlzenin, por nuk mund të përgjigjem për arsyet e tij. Për pjesën që më takon, unë kam qenë e sinqertë në këtë martesë që nga dita e parë deri në ditën e fundit. Që në fillim mundësitë kanë qenë kundër nesh. Kjo fillon që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, faktin që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme. Para njohjes me të, unë isha e suksesshme në bizneset e mia dhe e pavarur. Për mendimin tim, dhe unë mund të flas vetëm për mendimin tim, fillimi i fundit erdhi me kthimin e tij në Shqipëri. A më vjen keq për këtë? Po! Sot më vjen keq për fëmijët, që nuk po rriten në një familje të bashkuar, që nuk e kanë babanë e tyre në jetën e përditshme. Ata rriten shumë shpejt… Më përpara më ka ardhur keq siç do t’i vinte keq çdo gruaje të dashuruar me bashkëshortin e saj, siç do t’i vinte keq çdo nëne për traumën që një divorc u shkakton fëmijëve”, ka treguar ajo.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: