TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta me një mesazh ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të Akademikut dhe projektuesit të disa veprave madhore hidroenergjetike në Shqipëri, Prof. Farudin Hoxha.

Presidenti i Republikës, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, theksoi se: “Shqipëria dhe bota akademike humbën një figurë të shquar të shkencës dhe përfaqësues të spikatur e të denjë të plejadës së projektuesve të veprave madhore hidroenergjetike në Shqipëri.”. “Profesor Hoxha do të mbahet mend si një shkencëtar i rrallë e i mirëfilltë, i cili me kontributet e çmuara e thelbësore në fushën e tij të ekspertizës, projektoi e u dha jetë veprave mbresëlënëse hidroenergjetike anembanë vendin tonë, të cilat vazhdojnë të na japin dritë e të ndriçojnë shtëpitë e çdo qytetari shqiptar. I pastëdritë shpirti!” – u shpreh Presidenti Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: