Ndarja nga jeta e regjisorit dhe aktorit të njohur Pirro Mani ka prekur jo pak artin shqiptar, por edhe më gjerë.

Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj ne reagimin e tij theksoi se ndarja e parakohshme e Pirro Manit do lërë një boshllëk të madh, veçanërisht në teatrin shqiptar.

“Maja më e lartë e artit shqiptar. Një regjisor me përmasa të jashtëzakonshme. Është një ikje pa kthim e një madhështie. Pirro Mani ishte një lavdi, në kuptimin më të mirë ai ishte maja më e lartë e artit shqiptar në teatër. Që kur erdhi në vitet 60’ në teatrin e Korçës i dha emër, i dha lavdi, më pas u vendos në Teatrin Kombëtar. Ai është legjendë, është krenari kombëtare. Kemi një boshllëk, një zbrazti”, u shpreh aktori Mevlan Shanaj.

Kujtojmë se Mani u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, ndërsa prej vitesh jeton në Amerikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb