Një ditë pas ndarjes nga jeta të aktorit Xhevdet Ferrit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përmes një mesazhi ngushëllimi deklaroi se kinematografia shqiptare humbi asin e saj.

“U largua asi i kinematografisë shqiptare. Galeria e roleve të Xhevdetit ishte rikrijim i historisë. Ky aktor i dha dinjitet figurës së deputetit”, pohoi në mesazhin e tij Ruçi.

Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë pas një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare. Ai lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Xhevdet Ferri ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë’’, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka, djali i Abazit”,etj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: