Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të artistes së njohur shqiptare, Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë sot në një spital në Luksemburg, pas një sëmundje të rëndë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama iu bashkua reagimeve pas lajmit që i ka pikëlluar të gjithë mëngjesin e kësaj të marte.

Duke ndarë dhe një foto të saj, Rama shkruan: “Lamtumirë shoqe e vogël?”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb