TIRANE

Lajmi i ndarjes nga jeta i balerinës së njohur që ka bëri për vetë të gjithë shqiptarët Hueyda El Saied ka tronditur mbarë opinion publik. Balerina me origjinë nga Sudani po e lindur në Tiranë ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.

Mësohet se Hueyda vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh, edhe pse nuk foli kurrë për sëmundjen. Miqtë e afërt të saj kanë reaguar në rrjetet sociale për të ndarë ngushëllimet dhe hidhërimin e thellë.

Artistët shqiptarë, gazetarët, moderatorë, këngëtarë, aktorë dhe analistë..të gjithë mbetën zemërthyer pas këtij lajmi tragjik. Postimet në rrjetet sociale janë mbushur me dedikime prekëse pas humbjes së jetës së artistes.

Hueyda ishte nëna e një djali 6-vjeçar, të quajtur Gabriel. Ajo kurorëzoi me martesë dashurinë me Thierry Grosjean në dhjetor të vitit 2020.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb