Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Bujar Nishani.

Me anë të një mesazhi, Hysenbelliu shpreh ngushëllimet për familjen, bashkëshorten dhe fëmijët e Nishanit për humbjen e thellë të njeriut të tyre.

Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb