Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla, dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shprehën mirënjohjen e tyre për Presidentin George H.W Bush, i cili ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare pak ditë më parë.

Në një status në Facebook, Balla shkruan se gjatë Presidencës së tij ndodhën proceset e ndryshimeve demokratike në vendet e Europës Lindore dhe në Shqipëri.

Gjithashtu ai shkruan se u rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Presidentit George H.W. Bush, gjatë presidencës të së cilit ndodhën proceset e ndryshimeve demokratike në vendet e Europës Lindore dhe në Shqipëri. U rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, si themel i një marrëdhënie të veçantë e të shkëlqyer mes dy popujve tanë” shkruan Balla.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: