Kryetrari  i Grupit Parlmentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Colin Powell do të vizitonte Tiranën për të firmosur në emër të SHBA Kartën e Partneritetit të Adriatikut A-3 e cila parapriu anëtarësimin e Shqipërisë pak vite më pas në NATO.

Sipas Ballës, Colin Powell do të shpallte në Tiranë një politikë tepër të qartë : “SHBA-të do të bëjnë të pamundurën për të mbështetur popullin e Shqipërisë për të përmbushur pritshmëritë dhe të përfundojnë rrugëtimin e tyre në zemër të Europës”.

 

*Postimi i plotë i Taulant Ballës:                              *

Më 2 Maj 2003 Sekretari i Shtetit  Colin Powell do të vizitonte Tiranën për të firmosur në emër të SHBA Kartën e Partneritetit të Adriatikut A-3 me    , e cila parapriu anëtarësimin e Shqipërisë pak vite më pas në NATO. Poëell do të shpallte në Tiranë një politikë tepër të qartë – “SHBA-të do të bëjnë të pamundurën për të mbështetur popullin e Shqipërisë,…, për të përmbushur pritshmëritë dhe të përfundojnë rrugëtimin e tyre në zemër të Europës”.

Lamtumirë Gjeneralit Powell!

Colin Powell ka qenë Sekretari i Parë Amerikan me ngjyrë dhe ka shërbyer në disa qeveri të republikanëve në SHBA. Gjatë kryerjes së funksioneve në qeverinë amerikane, Powell shpesh herë ka kontribuuar në marrjen e vendimeve kyçe në politikën e jashtme amerikane.

Familjarët kanë njoftuar se Powell ka ndërruar jetë nga komplikimet si pasojë e infektimit me Covid-19.

 

Tao

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb