Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të dirigjentit të njohur, Kujtim Aliaj.

Ruçi theksoi se Aliaj është emblema e festivaleve kombëtare të fëmijëve.

“Dirigjenti virtuoz, mjeshtri Kujtim Aliaj, për tre dekada ka drejtuar Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë. Gëzimi dhe emocionet e këngëve të fëmijëve dhe melodia e zërave të tyre na janë përcjellë dhe i kemi dëgjuar e përjetuar nëpërmjet talentit dhe virtuozitetit të mjeshtrit Kujtim Aliaj. Ky artist i madh u bë emblema e festivalit të fëmijëve dhe e këngëve fëminore. Prej festivaleve të drejtuara prej tij u zbuluan dhjetra talente të cilët kontribuan në këngën, muzikën dhe artin shqiptar. Shkodra dhe Shqipëria do t’i jenë përjetësisht mirënjohës këtij artisti e mjeshtri të madh.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb