Kreu i Grupit Parlamentar të PS Tulant Balla  ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fofi Gennimata, politikane greke pas një betejë të gjatë me kancerin. Me një postim në Facebook Balla shkruan se socialistët grekë humbën një drejtuese të fortë në kohë të vështira për qendrën e majtë greke, e cila inspironte respekt dhe që gjithmonë u përball me dinjitet në të gjitha betejat që i dolën përpara.

“I shprehim ngushëllimet socialistëve grekë të cilët humbën një drejtuese të fortë në kohë të vështira për qendrën e majtë greke, e cila inspironte respekt dhe që gjithmonë u përball me dinjitet në të gjitha betejat që i dolën përpara. Përfshirë edhe betejën me sëmundjen e rëndë që i kish marrë dy prindërit e saj, e që Fofi Gennimata-s iu desh të luftonte për 13 vite me radhë. Ngushëllime bashkëshortit Andreas, si dhe fëmijëve të saj Emilia, George dhe Katerina”- shkruan ai.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: