TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Dalip Greca, kryeredaktorit të gazetës “Dielli” në SHBA, organ i Federatës Panshqiptare “Vatra”.

Meta shprehet ndër të tjera se dha një kontribut të vyer për forcimin e ndërgjegjes kombëtare, ruajtjen e traditave dhe kulturës të shqiptarëve të Amerikës.

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit të mirënjohur shqiptar në SHBA, publicistit dhe kryeredaktorit të gazetës shekullore ‘Dielli’, organ i Federatës Panshqiptare ‘Vatra’, Dalip Greca.
Me një kontribut të vyer për forcimin e ndërgjegjes kombëtare, ruajtjen e traditave dhe kulturës të shqiptarëve të Amerikës, si dhe për devotshmërinë e dëshmuar për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve tanë, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve, vatranëve dhe komunitetit të dashur shqiptaro-amerikan.
Të prehet në paqe!”, shkruan Meta.

Greca
Greca

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb