Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat, arkitektit korçar, Petraq Kolevica.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Berisha ka vlerësuar figurën e Kalovicës, ndërsa thekson se arkitekti provoi persekutimin e diktaturës dhe ishte ndër të parët që mbështeti revolucionin demokratik të vitit 1990-1991.

MESAZHI I BERISHËS
Homazh për Ing. Petraq Kolevicën.
Të dashur miq, Petraq Kolevica njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e arkitekturës së vendit, autor i një seri veprash ndër më modernet për kohen mbylli dje sytë përgjithmonë.
Por Petraq Kolevica ishte gjithashtu shkrimtar dhe publicist, përkthyes i shquar që me veprat e tij pasuroi fondin e letrave shqipe me krijime cilësore. Intelektual i shquar Ing.Petraq Kolevica provoi persekutimin e diktaturës dhe do të ishte ndër të parët që mbështeti revolucionin demokratik të vitit 1990-1991. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist të vendit dhe është i nderuar me çmime dhe medalje të shumta për krijimet e tij.
Duke shprehur nderimin tim të veçantë dhe mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të pavdekshëm shpreh ngushëllimet e mia të ndjera familjes dhe miqve për humbjen e njeriut tyre të dashur dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjej paqen e merituar. Amin. #sb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb