Pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, ka reaguar edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Me anë të një reagimi në Facebook, Basha nënvizoi se Paria Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar dhe se kontributi i të ndjerit për PD dhe Shqipërinë do të kujtohet gjithmonë.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb