Kryeministri Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri shkruan: “U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes”,

Rama9

Ish-presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë sot në një spital në Gjermani.

Ai vuante nga një pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb