Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të ish-sekretares Madeleine Albright.

Përmes një mesazhi, Xhaçka thekson se Albright ishte një grua e mahnitshme dhe një frymëzim për miliona vajza dhe gra në mbarë botën.

“Trishtim për ndarjen nga jeta të Sekretares Albright. Një grua e mahnitshme dhe një frymëzim për miliona vajza dhe gra në mbarë botën. Përgjithmonë mirënjohëse për rolin e saj në përfundimin e Luftës së Kosovës ?? dhe ndalimin e makinës së luftës kriminale të Millosheviç. U prehshi në paqe zonja Sekretare!”, shkruan Xhaçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb