Presidenti Ilir Meta, ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell.

Ndërsa shpreh ngushëllimet, Meta thotë se është një humbje e madhe për vendin dhe kombin tonë, duke shtuar se Powell ishte një mik i jashtëzakonshëm, i paçmuar, gjithmonë mbështetës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për Pavarësinë e Kosovës.

Statusi:

Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell është një humbje e madhe edhe për vendin dhe kombin tonë.

Një mik i jashtëzakonshëm, i paçmuar, gjithmonë mbështetës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për Pavarësinë e Kosovës.

Në veçanti, angazhimi i Tij për Kartën e Adriatikut, që u nënshkrua në 2 maj 2003 në Tiranë, ishte shumë i rëndësishëm për të përgatitur anëtarësimin tonë në NATO në mënyrë të pakthyeshme.

Po kështu gjatë vizitës së Tij në Tiranë u dakorduam se kishte ardhur koha për të kaluar nga politika standarde para statusit për Kosovën, drejt politikës standarde dhe status njëkohësisht, që do t’i paraprinte atij deklarimi historik nga Presidenti Bush, gjatë vizitës në Tiranë, për Kosovën.

Kujtimi i Tij do të mbetet i përjetshëm!

Të prehet në paqen e merituar!

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: