Gazetari Erion Skëndaj nuk gjen fjalë për të ngushëlluar familjen e Hysenbelliu për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-dejtuesit të tij, Kasem Hysenbelliu.

Skëndaj e cilëson atë si drejtues dashamirës dhe kurrë konfliktual, por që nga ana tjetër kujdesej për të gjithë punonjësit e tij edhe jashtë ambienteve të punës.

“Drejtues me të cilin nuk kam pasur kurrë tensione, asnjëherë nuk e çonte punën deri tek tensioni. Ishte në krah të njerëzve të punës. Në 5 vite që e kishim drejtor, na trajtonte si të barabartë, na merrte mendimin, na trajtonte si shok. Kasemi ishte dashamirës me të gjithë.

Ai ishte miku u të gjithëve, por kishte vëmendjen edhe për hallet tona jashtë punës. Pra ishte një drejtues i njerëzishëm, gjëja më e madhe për një gazetar është të ketë një drejtor që e mbështet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: