Mesazhe të shumta ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kompozitorit Agim Krajka kanë ardhur dhe nga miqtë e tij.

Ilir Çumani përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar, se vdekja e Krajkës i ka lënë një brengë në zemër dhe një angështim në shpirt.

“Më ‘tradhëtove’ kësaj radhe miku im i çmuar…. profesor  #AGIM#KRAJKA…..! Ti, mjeshtër i muzikës, që gjithë jetën të vallëzuan gishtrijntë e duarve në tastierat e fizarmonikës e të pianos, e ngado përhape tek njerëzit gëzim e hare përmes notave të pentagramit… Përse e bëre këtë maestro…!? Mengjeseve mblidheshim atje tek lokali ‘Lemza’ bashkë me Amin tënd të mrekullueshme dhe birin tënd Uliksin duke biseduar pafund, e ti s’lodheshe asnjëherë duke rrëfyer histori të bukura që të shoqëruan të gjithë karrierën tënde brilante të një artisti që u kthye në Gjeni i Artit tonë muzikor. Sa të vështirë do ta kem tashmë ardhjen time atje tek lokali ‘Lemza’, që ishte kthyer prej vitesh e vitesh në çerdhen e mjaft miqve dhe artistëve që u dashuruan pas muzikës tënde…!!! Maestro më ‘tradhtove’ pa asnjë arsye kësaj here duke më lënë një breng në zemër dhe një angështim në shpirt….!!! Gjithsesi, pusho dhe prehu në Paqe tani dhe kënga qoftë e pandarë nga Ty edhe në Parajsë…! R.I.P”, shkruan ai

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb