Klubi sportiv i Korabit ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e sotme, në Peshkopi, në ndeshjen mes Korabit dhe Egnatias, ku ka ndërruar jetë pas një infarkti kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, KF Korabi shpreh ngushëllime për ndarjen e papritur nga jeta të kryebashkiakut, në moshën 52-vjeçare.

“I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Z. Haxhi Memolla i cili u nda nga jeta pas një infarkti ndërkohë që po konsumonte një kafe në një nga lokalet e qytetit të Peshkopisë!”, thuhet në reagimin e KF Korabi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb