Në rubrikën “Opinion” në News24, po diskutohet në lidhje me figurën e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Miron Çako, drejtues i zyrës së Katekizmit në KOASH, u shpreh se ai ishte një udhërrëfyes shpirtëror i cili kishte aftësinë që t’i përshtatej nivelit të gjithsecilit, pavarësisht se ishte akademik.

“Kam pasur fatin ta njoh që në fillim kur erdhi, na dukej me një staturë të huaj sepse nuk kishim një figurë të tillë më parë.

Mbaj mend një takim që kisha personalisht me të dhe i thash jemi disa të rinj që kemi një thirrje nga Zoti që t’i shërbejmë atij, na u përgjigj: Binduni!.

Ishte një person shumë i dashur dhe i komunikueshëm.
Pavarësisht se ishte një personalitet i madh, kur bisedoje më të ulej më nivelin tënd dhe të linte hapësirë të kishe besimin e tij por edhe lirinë tënde. Ishte një udhërrëfyes në rrugëtimin tonë shpirtëror.
Ata që vinin nga jashtë na thonin ju ende nuk e dinin çfarë kemi, dhe ne nuk e dinim vërtetë. Më vonë ai e zbuloi veten.
Është një shprehje, kur je brenda malit nuk e sheh madhështinë e tij.
Madhështia e tij tani do të shfaqet plotësisht”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb