Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkoit Anastas Janullatos.

Në mesazh shprehen ngushëllimet për humbjen e madhe me shuarjen e Fortlumturisë së Tij.

Janullatos ishte një nga themeluesit e Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë dhe kryetar i KNFSH-së për 2 mandate.

“Sipas njoftimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, sot më 25 Janar 2025 ndërroi jetë Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi.
Ai ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.
Kryepeshkopi Anasta ishte një nga themeluesit e Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë, kryetar i KNFSH-së për 2 mandate (2018-2020 dhe 2024).
Me këtë rast i gjithë Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës (kryetarët e të gjitha komuniteteve fetare H. Bujar Shpahiu, H. Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti), Kryetari i KNFSH-së për vitin 2025 Mons. Gjergj Meta, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehin ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!
Pushoftë në paqe!”, thuhet në reagim.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb