Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Ai tha se kryepeshkopi i ndjerë dha një kontribut të paçmuar për botën ortodokse dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në Shqipëri.

“Ai ishte njëkohësisht një udhëheqës shpirtëror dhe një shërbëtor aktiv i njerëzimit dhe i të drejtave të tij. Herë si ndihmës i fëmijëve të Afrikës dhe herë si mbështetës i studentëve grekë që i rezistuan diktaturës”, vazhdoi Kryeministri, duke e cilësuar Anastasin si një pionier të kishës në Shqipëri.

“Ndërsa zëri i kryepeshkopit mund të jetë heshtur, ai do të transmetojë përgjithmonë mesazhe të jetës dhe të bashkëjetesës paqësore”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb