Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjen dhe të afërmit e mjekut Hysni Shkjau, i dyti nga uniformat e bardha që humb jetën në luftën ndaj COVID-19.

Basha thotë se sot është ditë zie për personelin shëndetësor, pasi mjeku vuri jetën dhe profesionin e tij në mbrojtje të qytetarëve.

Lideri demokratik thotë se mjeku i madh i Pukës, që shërbeu për 40 vite do të nderohet dhe kujtohet përheë për veprën e tij.

 

 

STATUSI NGA BASHA

Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim per 40 vite.

E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë  me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb