Ndarja nga jeta e mjekut Isuf Kalo shkaktoi dhimbje tek miqtë e familjarë e të afërm të tij. Të ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, nipi i tij mjekut Hajri Gebi tregoi se Kalo u ndoq nga mjekët në Kopenhagen ku edhe iu nënshtrua të gjitha trajtimeve, por pa mundur t’ia dalë.

Nipi i mjekut Isuf Kalo, Hajri Gerbi: Pas shqetësimeve të para u ndoq në spitalin shtetëror të Kopenhagen. Ndjekjen shëndetësore e ka bërë po atje deri në fund të jetës së tij. Fillimisht dhanë rezultate pozitive, por kur bëri kontroll më pas rezultoi se duhej ti nënshtrohej disa procedurave, por nuk ia doli dot. Shërbimi ishte në nivel të lartë. Ai që kur u njoh me diagnozën fillimisht u shokua por më pas e përballoi me shumë sukses dhe nuk reshti së punuari dhe lexuari. Në komunikim tim me të më rrëfeu se gjendja i rëndohej çdo ditë dhe se lodhej shumë shpejt.  Lexoi dhe shkroi deri në fund të jetës.

Bajram Hysa mik i mjekut Isuf Kalo ka treguar në rubrikën “Opinion” në Neës24 se mjeku e prit vdekjen si diçka të jashtëzakonshme dhe se ka lënë kontribute shumë të rëndësishme.

“Vdekja fut në kthetrat e saj të gjithë njerëzit, bëjmë të pamundur për të shpëtuar jetë njerëzish, por se ndalojmë dot procesin e vdekjes. Ka lënë kontribute shumë të rëndësishme. Ai luajti si një solist dhe u mundua të prekë çdo skutë të mjekësisë”, u shpreh më tej Bajram Hysa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: