Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për akademikun dhe profesorin Gudar Beqirajn të cilin e konsideron një pasionantë të palodhur në përpjekjet e tij mbarëkombëtare në arsim, sport dhe shkencë që shoqëria tashmë e ka humbur.

Basha shton se emri i tij do të mbahet mend për kontribute të jashtëzakonshme në peshëngritje, promovimin e talenteve, mbështetjen ndaj kampionëve.


STATUSI NGA LULZIM BASHA

Mësova me hidhërim për ndarjen e papritur nga jeta të akademikut Gudar Beqirajt, profesorit, sportistit dhe njërit nga ekspertët më të njohur në fushën e informatikës dhe të statistikës. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e dashamirët e tij të shumtë.

Emri i profesor Beqirajt lidhet pazgjidhshmërisht me njeriun që pasionet e tij të mëdha, matematikën dhe sportin gjithë jetën synoi t’i kthente në vlerë për shoqërinë shqiptare. Profesor Gudari do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për sportin e peshëngritjes, promovimit dhe mbështetjes së kampionëve dhe të talentuarve të këtij sporti.

Me largimin e tij, shoqëria jonë humbi përgjithmonë një pasionant të palodhur në përpjekjet mbarëkombëtare në arsim, shkencë dhe sport. U prehtë në paqe!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb