Regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të kolegut të tij, Muharrem Fejzo. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shanaj thekson se ekranit i është shuar një burrë i pashëm mendje hapur.

Mes të tjerash ai shton se regjisori Fejzo i kishte premtuar aktorit se do i bënte një pikturë. Regjisori u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare teksa ishte i shtruar në një spital në Itali pasi vuante nga një sëmundje, ndërkohë që mendohet se ishte prekur dhe nga COVID-19.

MESAZHI I SHANAJT
Muharrem Fejzo,iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar nje burre i pashem mendje hapur! Sa mire ishte,kete vere.Punonte ende ne pikture. Gjate gushtit me tha dua te kesh dhurate kompozim portretin tend . Dite covidi o Leme, e shtyjme per me vone! Emer i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mesonjtorja,Operacioni Zjarri, Nje emer mes njerzeve, Muri i gjalle, Guna permbi tela, Fije qe priten, Kapedani ( bashkeautor)e tj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur, mik i paster,sqimtar! Iku nje njeri qe mbillte fisnikeri , buzeqeshja ishte prone e tij! Lamtumire Leme, kur te kam njohur luaje ne kitarre ! I veshur bukur! Ashtu ke mbetur per mua! Mik i miqesise se qeshur !

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb