Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu është bashkuar reagimeve pas ndarjes nga jeta të Senatorit amerikan, Bob Dole.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla deklaron se 17 vite më parë në Konventën Republikane pati mundësinë të takonte heroin e luftës, kandidatin për President të SHBA, Senatorin Bob Dole.

Sipas Ballës, Senatori Dole ishte dhe mbeti gjithmonë një mik i madh i shqiptarëve.

“Më shumë se 17 vite më parë në Konventën Republikane pata mundësinë të takonim heroin e luftës, kandidatin për President të SHBA, Senatorin Bob Dole. Ishte dhe mbeti gjithmonë një mik i madh i shqiptarëve. U prehsh në paqe Senator Dole!”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb