Xhon Seinsbëri (John Sainsbury), i cili u nda nga jeta në 14 janar, në moshën 94 vjeç, kujtohet për aftësitë e tij në biznes, por ai kishte gjithashtu një interes të veçantë ndaj fushës së arkeologjisë dhe arteve. Në jetën e tij të gjatë dhe aktive, ai pati dy karriera: si një titan që transformoi firmën e familjes Seinsbëri në një ikonë të jetës së përditshme në Britani, dhe jo me pak me rëndësi, si një filantropist që promovoi çdo fushë të botës së artit – baletin, operan, artet e bukura, dhe arkeologjinë.

Babi im, pothuajse bashkohës i tij, i adhuronte aftësitë e tij në biznes. Kur Seinsbëri ndërtoi një supermarket të ri pranë shtëpisë sonë në Çipenham (Chippenham, Wiltshire) në hapat e tij të pare si CEO i kompanisë, babi im mendoi se dështimi i tij ishte i sigurtë. Dhjetra pronarë dyqanesh të vegjël në Çipenham ishin të revoltuar nga kjo ‘papërgjegjshmëri’. Brenda një dekade, siç do të thoshte babi im me shumë respekt, rreziku i marrë përsiper ia kishte vlejtur. Dyqanet e volga ishin mbyllur. Në Çipenham, ashtu si në shumë zona të tjera, Seinsbëri solli një cilësi biznesi të padiskutuesheme në Britaninë e pas-luftës.

Ishte i njëjti sens cilësie që Xhon kërkoi edhe në mbështetjen që i dha Baletit Mbreteror (Royal Ballet), Operas Mbretërore (Royal Opera), që ai bashkë me të vëllain mbrutjën në Pavionin Seinsbëri të Galerisë Kombëtare. Gjithçka është në detaje, do të thoshte ai. Në praktikë kjo do të thoshte se, kur ne vitin 1993 do të themelonte Fondacionin Butrinti bashkë me Lord Rothcaild (Rothschild), ai auditoi llogarite thellësisht, por edhe me thellësisht kënaqej në diskutimin e kuadrateve të gërmimeve arkeologjike – veçanërisht në zemrën tregtare të qytetit të Butrintit, në forumin romak. Me të njejtën disiplinë të nje investuesi serioz, ai ishte jo më pak i intriguar dhe kënaqur nga progresi i Shqipërisë nga një shtet paria, në një vend modern europian.

Vizitat e tij të përvitshme nga ngushtica e Korfuzit në Butrint bëheshin gjithnjë e më të gjata, të shoqeruara me peshk të freskët, verë vendi të bollshme dhe biseda të shtjelluara mbi arkeologjinë. Thesaret e thjeshtë nga shtresat e gërmuara dhe historitë që ato tregonin e magjepsnin atë. Jo me titani i botës së biznesit, ai dukej i çliruar teska kthehej në një student tërësisht i magjepsur nga tregtia nëpërmjet amforave romake, por edhe më tepër nga fakti që format dhe përmbajtja e këtyre kontenierëve prej qeramike (ambalazhe), dhe ndryshimet historike të akseve në tregtinë e detit Mesdhe mund tv rindërtoheshin.

Do të më mungojë sharmi dhe humori i tij i palustruar ndërsa përpiqej të ndërlidhte amforat dhe objektet e tavolinvs nga Butrinti me narrativën e historisë romake. Këto ishin cilësi që kapërcenin dy botet e tij shumë të ndryshme. Këshillat e tij me common sense ishin frymëzuese dhe inkurajuese. Ato bëheshin me një shkelqim të pagabushem në sytë e tij, si për të thënë, dedikohu tërësisht, shijoje momentin, dhe ndiq ëndrrat e tua.

Arkeologjia, Shqipëria dhe Butrinti, sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i detyrohen atij një borxh të madh.

Profesor Richard Hodges, OBE.
Ish-Drejtor Shkencor i Fondacionit Butrinti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: