Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj me anë të një postimi në Facebook ka shprehur mesazhin e tij të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të Tomor Golemit, i cili ka shërbyer si kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit (1992-1996).

Alibeaj shkroi se Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njerëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.

Ai vijoi se Golemi do mbetet gjithmonë në kujtesë si një njeri me vlera të jashtëzakonshme dhe një shembull se si duhet të jetë një politikan në shërbim të popullit të vet për të gjithë demokratët.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mësova sot lajmin për ndarjen nga jeta të Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit (1992-1996).

Tomor Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.

Për mua, për demokratët e sidomos për qytetarët e Durrësit, ai do të mbetet gjithmonë në kujtesë si një njeri me vlera të jashtëzakonshme dhe një shembull se si duhet të jetë një politikan në shërbim të popullit të vet.

Ngushëllime të sinqerta dhe të ndjera për familjen, miqtë dhe për të gjithë bashkëqytetarët e tij durrsakë.

U prehsh në paqe Tomor Golemi!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: