Wanda Nara tanimë është duke shijuar e lumtur martesën me Maruo Icardin.

Por dikur, ajo ka qenë e martuar me mikun e tij të ngushtë, Maxi Lopez, me të cilin ka dhe tre djem. Wanda ka folur sërish për marrëdhënien e saj me Maxin dhe si erdhi ndarja mes tyre. Ajo ka thënë se nuk mund ta falte dot argjentinasin pasi e tradhtoi me një tjetër.

“Unë nuk mund ta falja atë për tradhtinë. Ka gra që arrijnë ta injorojnë këtë fakt dhe vazhdojnë të ecin përpara. Unë nuk e bëra atë nga respekti për veten.

Nuk e meritoja atë tradhti. Unë lashë vendin tim dhe hoqa dorë nga karriera për ta ndjekur në Itali, duke e bërë ëndrrën e tij realitet. Pas dasmës, hodha gjithçka pas krahëve në Argjentinë dhe ika me të në Itali. Pas zbulimit të tradhtisë i mblodha menjëherë çantat dhe u
ktheva në Argjentinë me tre fëmijë të vegjël, duke u përpjekur të rindërtoja jetën time”, tha fillimisht Wanda Nara për revistën “Confidenze”.

Gjithashtu ajo foli edhe për lidhjen me Mauro Icardin, me të cilin vazhdon të jetë ende.

“Ai ishte shumë i ri asokohe, por qartësisht ndryshe nga të tjerët. Një njeri i veçantë, që thotë gjithmonë atë që mendon dhe që nga fillimi i lidhjes sonë nuk kam pasur kurrë frikë se mund të më tradhtojë”, përfundoi Nara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: